" Hamleti"
Model i analizës së veprës
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Letërsi
Shkalla: V
Klasa: X
Tematika: Rilindja dhe Humanizmi Evropian 5 orë
Situata e të nxënit: Nxënësi kupton se si përvojat letrare ndikojnë duke ndërtuar përvoja personale, vlera dhe qëndrime që vlejnë më vonë në perceptimin e botës.
Tema mësimore: Analizë “Hamleti” (ora 3)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Kompetenca e të menduarit:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
•diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke dhënë dhe marrë informacion.
•Njeh dhe vlerëson veprën e Shekspirit për kontributin e saj si gur themeli i letërsisë së mëvonshme
•Aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit
•diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit”
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte, histori, Tik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, lexim i drejtuar, ritregim, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar, puna me skeda
#MesueseAurela